Partizani tentoi Ibraimin

Futboll

Partizani tentoi Ibraimin

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:19
Partizani tentoi Ibraimin

Partizani vazhdon të jetë në kërkim të një qendërsulmuesi. Për momentin të kuqtë kanë firmosur vetëm me Skukën, por sigurisht i riu nga Dibra nuk mjafton për të përballuar një sezon të gjatë dhe të vështirë.

Alternativat për të kuqtë kanë qenë disa, teksa një tjetër lojtar i Dinamos, Mario Gjata, ishte një nga dëshirat e tyre, por ndryshe nga Skuka, ishte e pamundur për të mbërritur tek ai. Shkak i kësaj ishte Apolonia, e cila refuzoi ta linte të lirë.

Fierakët kanë ende në pronësi një pjesë të kartonit të të riut. Gjata këtë sezon nuk ka mundur të tregojë aspak nga aftësitë e tij për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Ndërkohë, një tjetër emër i dëshiruar në kampin e kuq është Besart Ibrahimi. 35-vjeçari është pjesë e Xanthi në Greqi, ku ka kontratë deri në verë, por Partizani nuk ka ngurruar ta tentojë.

Gjithsesi, kërkesat e larta të tij për pagën e “trembin” klubin 16 herë kampion, që është në një luftë të ashpër me kohën për të gjetur një sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat