Teuta dhe Laçi kërkojnë fitoren e parë për vitin 2022

Futboll

Teuta dhe Laçi kërkojnë fitoren e parë për vitin 2022

Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:26
Teuta dhe Laçi kërkojnë fitoren e parë për vitin 2022

Teuta dhe Laçi do të përballet ditën e sotme në orën 13:45, në “Egnatia Arena” në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Durrsakët e Edi Martinit, që janë dhe kampionët në fuqi, vijnë në këtë përballje pas një ecurie negative, me plot 3 humbje radhazi, ndërkohë në krahun tjetër, kurbinasit e Laçit, e nisën vitin me barazim ndaj Skënderbeut.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, në radhët e durrsakëve, bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Qaqit dhe Hebajt, ndërkohë në krahun tjetër, trajneri i Laçit, Mirel Josa, nuk ka preferuar të bëjë ndryshime:

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Qaqi, Idrizaj, Todorovski, Kotobelli, Aleksi, E.Vila, Akuah, L.Vila, Plaku, Hebaj.

LAÇI: Dajsninani, Ziko, Velkosvki, Turkaj, Veliaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat