Balotelli dhe Mancini kanë histori së bashku në të kaluarën

Futboll

Balotelli dhe Mancini kanë histori së bashku në të kaluarën

Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:42
Balotelli dhe Mancini kanë histori së bashku në të kaluarën

Trajneri Roberto Mancini do ta thërras sulmuesin Mario Balotellin në grumbullim për herë të parë pas tre vitesh për ndeshjet e radhës së Kombëtares së Italisë.

Momentalisht, sulmuesi 31 vjeçar është në radhët e skuadrës turke Adana Demirspor, me të cilën ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime në 18 paraqitje në Super Ligën e Turqisë.

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Mancini ka vendosur ta thërras Balotellin për ndeshjet e radhës me kombëtaren, kështu duke iu ribashkuar “Azzurrëve” në grumbullim për herë të parë pas tre vitesh.

Balotelli dhe Mancini kanë histori së bashku në të kaluarën, ku të dy kanë qenë pjesë e klubeve si Interi dhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat