Ancelotti, i habitur nga kriza

Futboll

Ancelotti, i habitur nga kriza

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:28
Ancelotti, i habitur nga kriza

Carlo Ancelotti iu gëzohet rezultateve të arritura nga Real Madridi i tij, ende në garë për të fituar të gjitha kompeticionet, ndryshe nga rivalët historikë, Atletico Madridi dhe Barcelona. Trajneri foli pikërisht për këtë në konferencën e sotme për shtyp:

“Natyrisht që janë dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdhenj. Padyshim është e habitshme që kanë më shumë vështirësi se normalja. Ato janë gjithmonë dy rivalë të mëdhenj, me cilësi të mjaftueshme për të dalë nga një situatë e ndërlikuar”.

Pyetjes nëse do të qëndrojë Hazard edhe në sezonin e ardhshëm, “Carletto” iu përgjigj: “Po, është pjesë e programimit tonë”.

Ndërkohë, brazilianët rrezikojnë të humbasin angazhimin në Kupën e Mbretit: “Kalendari është i ngjeshur, jo vetëm për Real Madridin. Do të interesohem edhe për të tjerët. Ne nuk do të bëjmë presion mbi asnjë kombëtare, as ndaj Brazilit, sepse e dimë se sa shumë interesohen lojtarët për ekipin kombëtar. Do të luajmë me ata që do të kemi në dispozicion, por është çmenduri…".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat