Atletico ndeshet me Valencinë

Futboll

Atletico ndeshet me Valencinë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:32
Atletico ndeshet me Valencinë

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit aktual spanjoll Atletico Madrid dhe skuadrës së Valencias, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të La Ligas spanjolle.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Atletico barazoi me rezultat 2:2 me Villarrealin, njëjtë sikurse Valencia që barazoi 1:1 me Sevillan. Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm katër pikë në tabelë, ku Atletico Madridi zë vendin e katërt me gjithsej 33 pikë, krahas Valencias që renditet në vendin e nëntë me 29 pikë të arkëtuara. Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku te kampioni spanjoll mungojnë Griezmann, Kondogbia dhe Llorente, kurse te Valencia nuk do të paraqiten Cillessen, Paulista, Gaya, Soler dhe Wass.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Vrsaljko, Hermoso, Gimenez, Lodi; Lemar, De Paul, Koke, Carrasco; Suarez, Cunha.

Valencia (4-4-2): Domenech; Correia, Diakhaby, Alderete, Lato; Foulquier, Racic, Guillamon, Musah; Duro, Guedes 21:00 Atletico Madrid – Valencia (Stadiumi Wanda Metropolitano).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat