Inter-Venezia, ja formacionet zyrtare

Futboll

Inter-Venezia, ja formacionet zyrtare

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:17
Inter-Venezia

Me fillim nga ora 18:00 kampioni italian Inter do t’i rikthehet aksionit në Serie A, ku si vendas e pret në shtëpi skuadrën e Venezias.

Në xhiron e fundit, Interi barazoi pa gola me skuadrën e Atalantas, kurse Venezia barazoi me rezultat 1:1 me Empolin.

Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara, Interi kryeson tabelën me gjithsej 50 pikë, krahas Venezias që renditet në vendin e 17 me vetëm 18 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy ekipet, ku për Interin nuk do të paraqitet sulmuesi Correa, kurse te Venezia mungojnë Ebuehi, Haps, Johnsen, Mazzocchi dhe Romero.

Tanimë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro

Venezia (3-5-2): Lezzerini; Ceccaroni, Caldara, Modolo; Ullmann, Cuisance, Vacca, Tessmann, Ampadu; Okereke, Henry

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat