Pochettino: Messi u stërvit mirë gjatë javës

Futboll

Pochettino: Messi u stërvit mirë gjatë javës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:21
Pochettino: Messi u stërvit mirë gjatë javës

Mauricio Pochettino e konfirmoi këtë të shtunë: Leo Messi do të rikthehet këtë të diel kundër Reims (20.45) në Ligue 1.

“Leo u stërvit mirë gjatë javës. Jemi të kënaqur dhe të lumtur me evolucionin e tij.

Ai do të jetë me grupin. Është gjithmonë një lajm i mirë që lojtarët, që kanë qenë joaktivë ose që nuk kanë marrë pjesë në skuadër, tashmë mund të jenë në dispozicion për të marrë pjesë me grupin dhe për të ndihmuar ekipin pak nga pak”, – tha trajneri argjentinas.

Messi do të rikthehet në aktivitet pas një muaji. Ndeshja e fundit zyrtare me skuadrën pariziene ishte më 22 dhjetor, 1-1 kundër Lorient. Që atëherë, lojtari ka shijuar pushimet në qytetin e lindjes, Rosario. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kaloi COVID-19, duke qëndruan në Argjentinë derisa doli negativ.

Këtë të diel pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.

Messi gjatë kësaj periudhe ka munguar në tri ndeshjet e mëposhtme: Vannes (Kupë, 0-4); Lyon (Liga, 1-1); dhe Brest në Ligë (2-0).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat