Reali kompletohet, synon fitore

Futboll

Reali kompletohet, synon fitore

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:33
Reali kompletohet, synon fitore

Sulmuesi Karim Benzema dhe portieri Thibaut Courtois janë rikthyer në skuadrën e Real Madridit për përballjen e sotme kundër Elches në La Liga.

Vetëm tri ditë pasi u takuan në Kupën e Mbretit, Real Madridit dhe Elche do të ballafaqohen në Bernanbeu në një ndeshje të La Ligës të dielën pasdite.

Los Blancos e mposhtën Elchen në kohën shtesë të enjten mbrëma, falë golave nga Isco dhe Eden Hazard për ta siguruan një vend në çerekfinale të kupës.

Trajneri Carlo Ancelotti ishte pa dyshen kryesore Benzema dhe Courtois në atë ndeshje, por italiani mund të llogarisë në ta sot në shtëpi.

Ndërkohë, vijojnë të mungojnë Marco Asensio, Jesus Vallejo, Mariano Diaz dhe Dani Carvajal, të lënduar.

Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen e sotme:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Toni Fuidias.

Mbrojtës: Eder Militao, David Alaba, Nacho Fernandez, Marcelo, Lucas Vazquez, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Dani Ceballos, Isco, Eduardo Camavinga.

Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Luka Jovic, Gareth Bale, Vinicius Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat