Struga Trim Lum transferohet në Durrës

Futboll

Struga Trim Lum transferohet në Durrës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:08
Struga Trim Lum transferohet në Durrës

Ekipi i Struga Trim Lum prej sot (e diel) do të transferohet në Durrës të Shqipërisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve.

Kështu vendosën drejtuesit e ekipit strugan, duke parë kushtet momentale klimatike që po mbizotërojnë në vendin tonë. Kujtojmë për shkak borës që kaploi vendin tonë, ekipi strugan anuloi ndeshjen e 21 janarit kundër Renovës. Kështu ndeshjen e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, Struga Trim Lum do ta zhvillojë në tokën shqiptare me 24 janar kundër skuadrës së Ferizajt.

Mirëpo kjo nuk do të jetë edhe ndeshja e vetme e Struga Trim Lum në Durrës, aty ku tashmëkanë caktuar edhe 3 ndeshje të tjera.

Me 26 janar do të përballen me bullgarët e Fc Botev Vratsa, dy ditë më vonë (28 janar) do të luajnë kundër ekipit kosovar të Ramiz Sadikut,ndërkohë me 30 janar kanë paraparë të zhvillojnë ndeshjen kundër Besës nga Dobërdolli.

Një ditë pas këtij takimi, ekspedita e ekipit strugan pritet të rikthehet në Strugë, aty ku me datë 5 shkurt do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese përballë ekipit të Ohrid Lihnidos.

Njëherit kjo do të jetë edhe prova gjenerale para startit të stinorit pranveror, që nis me 12 shkurt. Kujtojmë ndeshjen e parë në kuadër të pjesës së dytë të sezonit 2021/2022, Struga Trim Lum do ta zhvillojë kundër Shkëndijës në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat