Llapi përgatitet me përkushtim në Antalia

Futboll

Llapi përgatitet me përkushtim në Antalia

Nga: K.G. Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:28
Llapi përgatitet me përkushtim në Antalia

Llapi nga Podujeva vazhdon përgatitje me përkushtim në kërkim të formës më të mirë për pjesën e dytë të kampionatit.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i kënaqur me kushtet që ka për stërvitje në Antalia.  

“Mëngjesin e sotëm ekipi ynë ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Ekipi ka punuar intensivisht në stërvitjen e paradites, kurse pasdite do të zhvilloj seancën tjetër stërvitore. 

Dalëngadalë, futbollistët tanë po vinë deri tek forma optimale, gjë që po kënaq shtabin teknik pasi ata me plotë përgjegjësi po kryejnë detyrat që po u parashtrohen.

Ekipi do të vazhdoj me stërvitje nga dy herë në ditë deri më datën 27 janar, pasi nga ajo datë deri më 2 shkurt do zhvillohen edhe 4 ndeshjet tjera kontrolluese të planifikuara për këtë fazë përgatitore”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat