Bayerni vazhdon të interesohet për de Jong

Futboll

Bayerni vazhdon të interesohet për de Jong

Më: 23 janar 2022 Në ora: 14:41
Bayerni vazhdon të interesohet për de Jong

Bayern Munich vazhdon të interesohet për transferimin e Frenkie de Jong.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka shprehur interesim për holandezin i cili me ardhjen e Xavit në krye të Barcelonës nuk e ka më vendin e sigurt në formacionin bazë.

Xavi po preferon treshen Gavi, Busquets dhe Pedri, kështu që De Jong nuk konsiderohet më si i pashitshëm nga Barcelona.

Marca ka raportuar se Bayerni po interesohet për shërbimet e holandezit dhe synon transferimin e tij qysh në janar.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Bavarezët janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e ish-mesfushorit të Ajaxit.

Trajneri i Bayernit, Julian Nanglesmann e pëlqen shumë De Jongun dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Edhe në rast se do të refuzohet oferta e tyre në janar, Bayern janë të vendosur të provojnë në verë për transferimin e reprezentuesit holandez..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat