Chelsea bën gati ofertën për 100 milionëshin

Futboll

Chelsea bën gati ofertën për 100 milionëshin

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:53
Chelsea bën gati ofertën për 100 milionëshin

Sipas Don Balon, Roman Abramovich ka dhënë miratimin e tij për një ofertë të menjëhershme të Chelsea-t për De Ligt, me londinezët që duket se do të ofrojn ë 50 milionë euro për ta marrë menjëherë në Londër.

Megjithatë, holandezi konsiderohet i paprekshëm nga Juventus-i veçanërisht në këtë merkato të dimrit.

Në kontratën e lojtarit, ndër të tjera, është përfshirë një klauzolë 125 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës dhe klubi bardhezi nuk ka ndërmend të bëjë ulje.

Për ta marrë De Ligt nga Torino do të duhen të paktën 100 milionë euro. Chelsea dhe të gjithë pretendentet e tjera janë të paralajmëruara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat