Lajm i keq për sulmuesin e Milanit

Futboll

Lajm i keq për sulmuesin e Milanit

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:35
Lajm i keq për sulmuesin e Milanit

Lajm i keq për sulmuesin e Milanit, duhet t’i paguaj shumën e majme ish-klubit të tij!

Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao, është i detyruar t’i paguajë ish-klubit të tij, Sportingut të Lisbonës, 16.5 milionë euro.

Në verën e vitit 2018, Leao ndërpreu kontratën e tij me Sportingun dhe u largua drejt Lilës me parametra 0. Klubi bëri një kërkesë drejt FIFA-s atë kohë për mënyrën se si lojtari ndërpreu kontratën e tij, por ata e refuzuan këtë kërkesë.

Më pas Sporting e dërgoi kërkesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportv (TAD), dhe duket se këta të fundit e kanë shqyrtuar çështjen. Pas kësaj duket se TAD ka fajësuar 22-vjeçarin dhe e kanë detyruar atë t’i paguaj ish-klubit të tij shifrën prej 16.5 milionë eurosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat