Kukësi mbetet me 10 lojtarë

Futboll

Kukësi mbetet me 10 lojtarë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:51
Kukësi mbetet me 10 lojtarë

Kukësi pret në Loro Boriçi të Shkodrës, Skënderbeun. Verilindorët kërkojnë të hedhin pas krahëve disfatën ndaj Dinamos për të mos humbur më shumë terren ndaj kryesuesve të Tiranës. Trajneri Diego Longo ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare që luan ndaj korçarëve.

Italiani ka bërë ndryshime duke hedhur në fushë ekipin të vendosur me skemën 5-3-2 teksa bie në sy se nga minuta e parë në linjën e djathtë të mbrojtjes debuton ish-futbollisti i Partizanit i afruar në merkaton e janarit, Gligorov.

Po ashtu nga minuta e parë është edhe një tjetër ish-i Partizanit i afruar në janar, Emiljano Musta i cili formon dyshen e sulmit së bashku me Basa.

Nga ana tjetër, Skënderbeu vjen pas barazimit me Laçin dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve për të marrë pikë të vlefshme në garën e mbijetesës. Tekniku Migen Memelli ka përzgjedhur formacionin titullar për ndeshjen me verilindorët teksa nuk ka bërë shumë ndryshime, me Berishën dhe Mensah që udhëheqin sulmin, ndërsa debuton për bardhekuqtë Erlis Frashëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat