Bajrami super gol kundër Romës, në një ndeshje me 6 gola

Futboll

Bajrami super gol kundër Romës, në një ndeshje me 6 gola

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:52
Bajrami super gol kundër Romës, në një ndeshje me 6 gola

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, vazhdon me formën e mirë me ekipin e Empolit, por fatkeqësisht goli i tij nuk  dha fryt për të marrë pikë kundër Romës. 

Empoli para shikuesve të vet mposhtet me rezultat 4:2 nga Roma, në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A. 

Ndeshje e bukur e me 6 gola. 

Në minutën e 72-të, Bajrami nga rreth 17 metra shënon super gol në këndin e majtë të Romës.

Për Romën shënuan Abraham (24'), Mancini (33'), Oliveira (35'), Zaniolo (37') dhe për Empolin Pinamonti (55') e Bajrami (72'). 

Bajrami dhe Ardian Ismajli u paraqitën standardë për Empolin. Roma renditet në vend të 6-të me 38 pikë e Empoli i 12-ti me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat