Ishujt Komoros nuk gjejnë zgjidhje, ndaj Kamerunit pa portier

Futboll

Ishujt Komoros nuk gjejnë zgjidhje, ndaj Kamerunit pa portier

Më: 23 janar 2022 Në ora: 20:03
Ishujt Komoros nuk gjejnë zgjidhje, ndaj Kamerunit pa portier

Ajo që pritej të ishte një ndeshje historike për Ishujt Komoros në fazën e 1/8-ave të Kupës së Afrikës kundër ekipit organizator, Kamerunit, po kthehet në makth për debutuesit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Janë plot 12 të infektuar me COVID-19 mes stafit dhe lojtarëve dhe ç’është më e keqja, dy janë portierët. Duke qenë se edhe portieri i parë është i padisponueshëm për arsye dëmtimi, mes shtyllave ndaj Kamerunit do të aktivizohet një lojtar i reprtave të tjera.

Një rrethanë unike në një turne kontinental si ky dhe që do t’i japë Kamerunit shumë përparësi për të kaluar në çerekfinale.

Nuk ka asnjë zgjidhje që Ishujt Komoros të aktivizojnë një portier të mirëfilltë. Tashmë stafi dhe futbollistët janë të përgatitur për këtë situatë dhe po provojnë në stërvitje të gjejnë lojtarin me cilësi më të mira si portier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat