E mbrojti Messin, vjen reagimi

Futboll

E mbrojti Messin, vjen reagimi

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:26
E mbrojti Messin, vjen reagimi

Rothen, ishi i PSG-së dhe komentues në RMC ka reaguar pasi Karim Benzema e mbrojti Lionel Messin.

Messi ka shënuar vetëm një gol me PSG-në në Ligue 1, statistika zhgënjyese për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ai ka marrë shumë kritika këtë kohë, por çuditërisht Karim Benzema tha ditë më parë se ai që kritikon dikë si Leo “nuk merr vesh nga futbolli”.

Menjeherë ka reaguar ishi i PSG-së, Rothen, duke thënë: “Përderisa ai flet kështu, është sepse ai nuk i ka parë ndeshjet e PSG-së, nuk është e mundur. Sepse nëse do t’i kishte parë, do të ishte të paktën pak kritik.

Po, në të vërtetë, ky nuk është Messi që ne njohim dhe ai që erdhi dhe e donim në PSG. Prandaj kritikat janë të nevojshme por jo gjithmonë negative. Nuk mund të thuash që s’marrim vesh nga futbolli vetëm sepse themi se Messi nuk është në maksimumin e tij, më vjen keq”, theksoi Rothen duke iu përgjigjur Benzemas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat