Klubi turk ofron 400 mijë euro për kartonin e talentit shqiptar

Futboll

Klubi turk ofron 400 mijë euro për kartonin e talentit shqiptar

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:32
Klubi turk ofron 400 mijë euro për kartonin e talentit shqiptar

Dashmir Elezi, sulmuesi i ri i Shkëndijës, është në qendër të vëmendjes të shumë menaxherëve të skuadrave të ndryshme evropiane.

Mirëpo skuadra e Gaziantepit është e para që ka dërguar ofertë konkrete te skuadra tetovare.

Klubi turk ka ofruar 400 mijë euro, mirëpo drejtuesit e skuadrës kuqezi kërkojnë dyfishin, rreth 800 mijë euro për sulmuesin e ri.

Gaziantep kërkon që Dashmir Elezi të luajë te Shkëndija deri në moshën 18 vjeçare dhe pastaj të transferohet në Turqi.

Kjo mund të ndodh në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm, kur golashënuesi më i ri në Ligën e Parë do të festojë 18 vjetorin e lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat