Ardi Krasniqi rikthehet në Istog! 

Futboll

Ardi Krasniqi rikthehet në Istog! 

Nga: K.G. Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:43
Ardi Krasniqi rikthehet në Istog! 

Istogu përforcon radhët për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.

Skuadra e Istogut e ka rikthyer futbollistin Ardi Krasniqin.   

Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me mesfushorin defanzivë Ardi Krasniqi. 

Marrëveshja me Ardi Krasniqin është arritur deri më 30 qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

22 vjeçari pas 18 muajve rikthehet prapë në Istog, në sezonin e fundit ishte pjesë e klubit Dardania. 

Krasniqi luan në pozitën e mesfushorit defanzivë, por që di mjaft mirë të përshtatet edhe në vijën e mbrojtjes”, njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat