Katër kandidat janë në garë

Futboll

Katër kandidat janë në garë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:52
Katër kandidat janë në garë

Ralf Rangnik pritet të qëndrojë te Mançester Junajted si konsulent, pasi ta ketë përfunduar rolin e tij të përkohshëm si trajner në fund të këtij sezoni. Pra, një emër i ri ka të ngjarë të ulet në pankinën e “Djajve të Kuq”.

Siç raporton “The Athletic”, interesimi për verën tashmë ka filluar dhe do të jenë katër kandidatë, që do të mbahen nën vëzhgim nga klubi për sezonin e ardhshëm: Luis Enrike, ZHulen Lopetegui, Maurisio Poketinjo dhe Erik Ten Hag.

Manchester United kërkon një trajner që ka përvojë në një ekip të madh evropian futbollit. Trajneri aktual i Spanjës ka drejtuar edhe Barcelonën më parë, ndërsa Lopetegui ka kaluar nga Reali, Porto dhe Sevilla.

Llogari ndryshe për Poketinjo, i cili tani është në pankinën e PSG-së, pasi çoi Totenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve. Sa i takon Ten Hag, ai ishte i aftë për ta rikthyer Ajaks-in protagonist në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat