Krasniqi tregon për atmosferën e Prishtinës në Antalia

Futboll

Krasniqi tregon për atmosferën e Prishtinës në Antalia

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:37
Krasniqi tregon për atmosferën e Prishtinës në Antalia

Skuadra e Prishtinës vazhdon me sukses fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. 

Në ditën e tetë të qëndrimit në tokën turke, ekipi prishtinas ka kryer dy stërvitje. 

Derisa paradite është ushtruar në palestrën e fitnesit, pasdite janë kryer ushtrime në fushë. 

Të gjithë futbollistët janë mirë me shëndet dhe puna po vazhdon intensivisht. 

Nesër është në program ndeshja e dytë miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau. 

Ndeshja do të zhvillohet në Lara të Antalias duke filluar nga ora 17:00 me kohën lokale turke (15:00 në Kosovë).

Mbrojtësi me përvojë dhe një nga yjet e skuadrës, Besnik Krasniqi, e ka komentuar fazën përgatitore për faqen zyrtare të klubit Prishtina.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. I rëndësishëm është fakti se deri më tash nuk e kemi pësuar asnjë lëndim. Jemi duke punuar maksimalisht që të jemi gati për kampionat dhe Kupë. 

Gjendja e skuadrës dita-ditës është duke u përmirësuar dhe po punohet për ta bërë një ekip të fuqishëm, e cili synon t'i arrijë objektivat. Atmosfera në skuadër është e mrekullueshme”, thotë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat