​Zyrtare, Watfordi emëron pasuesin e Claudio Ranierit

Futboll

​Zyrtare, Watfordi emëron pasuesin e Claudio Ranierit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:26
Roy Hodgson

Skuadra angleze Watford ka konfirmuar emërimin e Roy Hodgson si trajner të skuadrës.

Ish-trajnerit të ekipit kombëtar të Anglisë i është bashkuar edhe ndihmësi i tij i besuar Ray Levington, i cili menaxhoi skuadrën nga viti 2002 deri më 2005.

Hodgson ka trajnuar disa skuadra të njohura në Premier Ligë si dhe ishte edhe trajner i Kombëtares së AAnglisë për katër vite, përcjellë KosovaPress.

Hodgson dhe Levington fillojnë përgatitjet menjëherë për ndeshjen e ardhshme të Watfordit në Premier Ligë; në udhëtim te Burnley të shtunën më 5 shkurt.

Ai vjen si pasues i Claudio Ranzierit i cili u shkarkua pas humbjes nga Norwich City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat