Pas lëndimit në Kupën e Afrikës, Mane dërgohet në spital

Futboll

Pas lëndimit në Kupën e Afrikës, Mane dërgohet në spital

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:51
Sadio Mane

Sulmuesi anësorë i Liverpoolit dhe i Kombëtares së Senegalit Sadio Mane është dërguar mbrëmë në spital pas lëndimit mbrëmë në fitoren e Senegalit në Kupën e Afrikës kundër Kepit të Gjelbër.

Ishte vetë Mane ai i cili e zhbllokoi rezultatin mbrëmë me një gol tejet të bukur, ku skuadra e Aliou Cisse e mposhti Kepin e Gjelbër me rezultat 2:0, vetëm për të siguruar biletën drejt çerekfinales së kësaj gare.

Sidoqoftë, Mane u desh të zëvendësohej, pasi që filloi të ndiente efektet pas një përplasje kokë më kokë me lojtarin kundërshtarë Vozinha.

Mane ishte shumë pranë zonës së 16-metërshit duke e ndjekur topin, kur u përplas me portierin e Kepit të Gjelbër, i cili pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me të kuq.

Në një postim në “Twitter” të AFCON-it, u pa Vozinha që e kishte vizituar në spital yllin e Liverpoolit pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat