Në Vlorë dhe Rrogozhinë dy sfidat e para

Futboll

Në Vlorë dhe Rrogozhinë dy sfidat e para

Më: 26 janar 2022 Në ora: 11:45
Në Vlorë dhe Rrogozhinë dy sfidat e para

Faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë ngre siparin këtë të mërkurë me dy sfida: Flamurtari-Vllaznia dhe Egnatia-Laçi.

Takim interesant në Vlorë mes dy emrave të traditës së futbollit shqiptar, por me pozicione të ndryshme në hierarki. Për fat të keq, ekipi kuqezi luan në Kategorinë e Dytë, por ka në përbërje lojtarë me përvojë në elitën e futbollit tonë. Gjithsesi, Vllaznia mbetet favorite për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Me shumë më tepër rivalitet takimin i Rrogozhinës, ku përplasen dy ekipe të Abissnet Superiores. Kuptohet edhe nga pozicionet që mbajnë në klasifikim që kurbinasit janë më të favorizuar, por futbolli gjithmonë sjell surpriza. Të dyja ndeshjet do të nisin në orën 13:45.

Formacionet:

Flamurtari – Vllaznia

Flamurtari: Allmuçaj, Gocaj, Bicaj, Qarri, Licaj, Ramadani, Pjeshka, Diamanti, Oliveira, Çlehaka, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.

Vllaznia: Qarri, Fangaj, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Heric, Çoba, Mustedanagiç, Latifi, Djurdjevic. Trajner: Thomas Brdaric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat