Krerët e FFK-së bën vizitë edhe tek KF Ulpiana në Antalia

Futboll

Krerët e FFK-së bën vizitë edhe tek KF Ulpiana në Antalia

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:02
Krerët e FFK-së bën vizitë edhe tek KF Ulpiana në Antalia

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri, në orët e mbrëmjes kanë vizituar KF Ulpiana, që po ashtu ndodhet në Antali, duke e kryer fazën përgatitore.

Gjatë këtij takimi krerët e FFK-së u njoftuan nga stafi i skuadrës lipjanase për kushtet e mira të akomodimit në bregdetin turk dhe për punën e bërë deri më tash.

Në anën tjetër, numri një i FFK-së i inkurajoi futbollistët dhe stafin e këtij klubi të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, teksa i përgëzoi edhe për fitoren e arritur sot në miqësoren kundër skuadrës elitare të futbollit kazak, FC Taraz (1:0).

Ai po ashtu uroi që skuadra të vazhdojë dhe ta mbyllë këtë fazë përgatitore pa lëndime dhe të jetë sa më e gatshme për stinorin pranveror.

Të rikujtojmë se Ulpiana e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parafundit në BKT Superligë, por me paraqitjet e treguara fitoi simpatinë e madhe të dashamirëve të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat