Të gjithë të “çmendur” për shqiptarin, vjen oferta 40 milionë euro

Futboll

Të gjithë të “çmendur” për shqiptarin, vjen oferta 40 milionë euro

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:10
Broja

Armando Broja është 20 vjeç dhe ka vetëm 6 muaj që luan në Premier League, por kaq ka mjaftuar që të gjithë në elitën e futbollit anglez të hedhin sytë nga supertalenti shqiptar.

Pas Southampton, klub në të cilin shqiptari është i huazuar nga Chelsea, West Ham, Arsenal, tashmë janë sheikët e Newcastle që janë interesuar për gjigantin nga Malësia e Madhe.

TuttoMercatoWeb raporton, këtë të mërkurë, se në zyrat e Chelsea-t është gati të mbërrijë një ofertë 30 milionë euro, plus bonuset, nga Southampton, ndërsa një tjetër ka arritur nga sheikët e Newcastle, me vlerë rreth 40 milionë euro.

Palët janë në diskutime e sipër, megjithatë duket se “Blutë e Londrës” nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lojtarin që në këtë merkato.

Pas përfundimit të huazimit në verë, ai do të kthehet në klubin ku është rritur si futbollist dhe aty pritet të vendoset e ardhmja e Armando Brojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat