Plani i Barcelonës

Futboll

Plani i Barcelonës

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:04
Erling Haaland

Barcelona është duke punuar për t’i siguruar 100 milionë euro për ta blerë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, në verën e ardhshme, sipas Goal.

Dortmundi do të kërkojë të përfitojë bujshëm nga shitja e tij, pavarësisht se e kishte blerë për vetëm 20 milionë euro nga Red Bull Salzburg në janar të vitit 2020.

Haaland ka mahnitur me formën e tij për klubin e Bundesligës, duke i shënuar 80 gola në 79 ndeshje.

Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e klubeve më të mëdha në botë, përfshirë të Barçës, e cila është e përkushtuar ta fitojë garën për norvegjezin e shumëkërkuar.

Sulmuesi 21-vjeçari i ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tanishme me Dortmundin dhe Barcelona është duke punuar ta blejë atë në fund të këtij sezoni.

Gjiganti katalonas pësoi humbje rekorde financiare vitin e kaluar dhe është ende duke punuar për ta zvogëluar faturën e pagave, por Goal ka mësuar se klubi do ta sigurojë një shumë të majme parash duke i shitur 49% të aksioneve në kompanisë e vet mediale, Barca Studios.

Kjo shitje do t’ia garantojë klubit shumën prej 100 milionëve eurove, e nevojshme për blerjen e Haalandit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat