Arrestohet duke dhënë provime universiteti në vend të tij

Futboll

Arrestohet duke dhënë provime universiteti në vend të tij

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:14
Arrestohet duke dhënë provime universiteti në vend të tij

Një ngjarje e pabesueshme ka shoqëruar sot përfaqësuesen e Egjiptit, protagoniste në Kupën e Afrikës.

Një prej futbollistëve të saj kryesorë, Mustafa Mohamed, rrezikon të përfundojë para drejtësisë pasi mendohet se ka paguar një person që të merrte provimet për të në universitet.

Lojtari i cili së fundmi është bërë pjesë e Gallatasarajit, duhej të jepte provimet në universitet, por pikërisht për pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm. Por në vend të tij është paraqitur një sozi, i cili është ndaluar teksa po përpiqej që të jepte një provim në vend të lojtarit.

Personi i arrestuar ka pranuar se kishte dhënë tre provime në vend të Mohamed dhe thjesht ishte munduar që të ndihmonte mikun e tij. Por ndërkohë policia po heton se mos Mohamed e ka paguar e kështu do të ishte ai personi kryesor përgjegjës për shkeljen e ligjit dhe mashtrimin, duke u përgjigjur për të para drejtësisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat