Barcelona e bindur se do ta marrë Azpilicuetan

Futboll

Barcelona e bindur se do ta marrë Azpilicuetan

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Barcelona është e bindur se do ta marrë falas mbrojtësin e Chelseat, Cesar Azpilicueta, në afatin kalimtar të verës, sipas Goal.

Azpilicueta ka qenë lojtar titullar i padiskutueshëm në skuadrën e parë të Chelseat që prej se kaloi në Stamford Bridge më 2012.

Megjithatë, ai ka mosmarrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës, gjë që i ka dhënë mundësi Barçës ta marrë atë në Camp Nou.

E etur për të shkuar cilësi dhe përvojë në vijën e mbrojtjes, Barcelona e ka bërë 32-vjeçarin synim kryesor për verën që vjen.

Trajneri Xavi Hernandez po bëjë përpjekje të mëdha për ta përmbyllur marrëveshjen.

Ndërkohë, Chelsea shpreson të llogarisë në shërbimet e tij edhe për sezonin 2022/23 dhe ka biseduar me të për rinovimin e marrëveshjes.

Por deri tani nuk ka marrëveshje mes palëve. Chelsea i ofron Azpilicuetas marrëveshje njëvjeçare, me mundësi për edhe një sezon tjetër për shkak të moshës së tij.

Në anën tjetër, Barça i ofron atij marrëveshje më afatgjate sesa të kaltrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat