​Megjithatë Dembele dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Futboll

​Megjithatë Dembele dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:31
Ousmane Dembele

Përkundër asaj që javëve të fundit ka pasur një përplasje ndërmjet agjentit të Ousmane Dembeles dhe drejtuesve të Barcelonës, sulmuesi raportohet se nuk dëshiron ta ndryshojë skuadër.

Dembele është duke vazhduar negociatat me klubin spanjoll për vazhdimin e kontratës, por edhe më tutje nuk është gjetur akordi i përbashkët për nënshkrimin e saj.

Tani, gazeta spanjolle “Sport” raporton se sulmuesi i krahut është i vendosur për ta dëshmuar veten dhe të luajë edhe më tutje për skuadrën e Xavit.

Ditë më parë ishte edhe vet trajneri spanjoll Xavi që doli hapur me kërkesën e tij drejtuar lojtarit për të vendosur mbi vazhdimin e kontratës ose largimin e tij të menjëhershëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat