Xhaka nuk e ka fshehur dëshirën e tij

Futboll

Xhaka nuk e ka fshehur dëshirën e tij

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:31
Xhaka nuk e ka fshehur dëshirën e tij

Interesimi i Romës për shërbimet e Granit Xhakës nuk ka pushuar.

Skuadra italiane po bëhet gati për sulmin vendimtar për transferimin e tij në këtë afat kalimtar.

Është gazeta italian “Corriere dello Sport” ajo e cila raporton se trajneri i Romës Jose Mourinho po e kërkon me ngulm lojtarin.

Nga ana tjetër, Xhaka nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u trajnuar nga trajneri portugez, e aq më tepër kur marrdhënja e tij me trajnerin e Arsenalit Mikel Arteta nuk është në nivelin e duhur.

Gjithsesi, Romës i kanë mbetur vetëm edhe katër ditë për ta realizuar këtë operacion para mbylljes së merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat