Gjilani fiton ndaj skuadrës kazake

Futboll

Gjilani fiton ndaj skuadrës kazake

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:39
Gjilani fiton ndaj skuadrës kazake

SC Gjilani e ka fituar miqësoren kundër skuadrës kazake Shakhter me rezultat 0:2, në miqësoren që u zhvillua në Antalya të Turqisë, raporton Insporti.

Golin e parë për skuadrën gjilanasve e ka shënuar mesfushori Albert Dabiqaj.

Ndërsa golin e dytë për “skifterat” e shënoi i zakonshmi, kapiteni Gerhard Progni nga penalltia.

Penalltinë e fitoi sulmuesi Blerim Krasniqi pas një kundërsulmi mirë të ndërtuar së bashku me Yll Hoxha.

Trajneri Ismet Munishi ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat