Kush e drejton skuadrën ndaj Kilit?

Futboll

Kush e drejton skuadrën ndaj Kilit?

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:59
Scaloni

Sikur të mos mjaftonte mungesa e Lionel Messit, tani edhe e trajnerit Lionel Scaloni dhe e ndihmësit të tij Pablo Aimar.

Shkaku është i njëjtë: COVID-19.

Trajneri Argjentinas nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol në ndeshjen kualifikuese ndaj Kilit, pasi është ende pozitiv me Koronavirus.

Ai ka sqaruar që pikërisht pasojat që ka lënë COVID-19 e kanë detyruar të lërë jashtë skuadrës edhe shtatë herë fituesin e Topit të Artë. Messi është kthyer te PSG, luajti për pak minuta fundjavën e shkuar, por është ende larg formës së tij.

Në sfidën që do të zhvillohet këtë të premte, në qytetin Calama, ndaj vendësve të Kilit, Argjentina do të drejtohet nga ish-futbollisti i Romës dhe Interit, Walter Samuel, që do të ketë si ndihmës Roberto Ayalas. Të dy janë pjesë e stafit të Scalonit, i cili shpjegoi: “Kam mbaruar karantinën për ditë të tëra, por vazhdoj të jem pozitiv, ndaj nuk mund të hyj në Kili”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat