Sulmuesi mendon rinovimin me Barcelonën

Futboll

Sulmuesi mendon rinovimin me Barcelonën

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:32
Sulmuesi mendon rinovimin me Barcelonën

Një kthesë e papritur është shënuar në diskutimet për të ardhmen e Osman Dembelesë.

Gazeta “Sport” ka bërë me dije se situata ka ndryshuar tërësisht pas një takimi që agjenti i sulmuesit Musa Sisoko ka zhvilluar me trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandez, të martën në mbrëmje.

Sipas gazetës në takimin që ka zgjatur rreth 2 orë Musa Sisoko dhe Marko Lishtajner i kanë konfirmuar trajnerit Ksavi dëshirën e Dembelesë për të vijuar me “Blaugranat”.

Ajo që pritet është një takim mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit për të marrë një vendim përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat