Vonesa për të mbërritur në Shqipëri, mbrojtësi afrikan

Futboll

Vonesa për të mbërritur në Shqipëri, mbrojtësi afrikan

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:53
Vonesa për të mbërritur në Shqipëri, mbrojtësi afrikan

Duhet të kishte ardhur në Tiranë prej ditësh, por kamerunasi Olivier Kingue vazhdon të stresojë blutë me vonesën e tij.

Mbrojtësi ka arritur një akord me drejtuesit e Dinamos, të cilët e kanë konsideruar si një nga 4 blerjet e merkatos së dimrit, megjithatë tashmë ardhja e tij është vënë në dyshim.

Vonesa nuk vjen për shkak procedurash me vizën, dokumentesh apo ndonjë pengese nga klubi i mëparshëm.

Mbrojtësi duket se po sheh edhe oferta ta tjera që mund të ketë pasur gjatë kësaj kohe, ndërsa drejtuesve të Dinamos u ka thënë vazhdimisht që ta presin, duke shtyrë ardhjen.

Një situatë aspak e këndshme, ku blutë vazhdojnë të besojnë se lojtari do të mbërrijë në kryeqytet, por nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e rënies përfundimtare të kësaj piste.

Deri në mbylljen e merkatos së dimrit kanë mbetur edhe pak ditë dhe me siguri te Dinamoja po shohin edhe planin B.

Nëse Kingue zgjedh ndonjë skuadër tjetër për ta vazhduar karrierën, blutë patjetër duhet të gjejnë një lojtar për të forcuar qendrën e mbrojtjes, për të mos pasur edhe në vazhdim problemet e 2021-shit, ku në disa ndeshje në këtë pozicion u aktivizua Sidibe.

Sezoni është shumë i gjatë dhe trajneri Bledi Shkëmbi ka nevojë për të paktën një alternativë për Sofranakun dhe Imamin, dy qendërmbrojtësit e vetëm në skuadër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat