Muriqi po ushtron me Lazion

Futboll

Muriqi po ushtron me Lazion

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:21
Muriqi po ushtron me Lazion

Vedat Muriqi për momentin është i koncentruar tek Lazio, edhe pse mund të jetë duke i kaluar ditët e fundit në këtë klub.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi ynë ka ushtruar sot rregullisht me ekipin.

Ndërkohë, ai është në pritje të lajmeve për më të rejat rreth së ardhmes së tij.

Së fundmi, pista më e “nxehtë” për të duket të jetë Mallorca.

Palët janë duke diskutuar për një transferim të mundshëm të 27 vjeçarin në klubin nga La Liga.

Për momentin janë përgënjeshtruar spekulimet spanjolle, të cilat flisnin se prizrenasi mund të përfundonte sot paradite në ishullin spanjoll.

Vedati nuk e ka dhënë ende një përgjigje definitive rreth këtij transferimi pasi në mendjen e tij është gjithnjë rikthimi në Fenerbahçe, ose një transferim i mundshëm në Galatasaray.

Lazio shpreson ta japë lojtarin në formë huazimi tash, me obligim të blerjes gjatë verës për 10-12 milionë euro.

Muriqi pritet të jetë prezent edhe në stërvitjen e sotme të pasdites.

Por, një gjë është e sigurt: nga e hëna e tutje, kur do të mbyllet afati kalimtar i janarit, ai nuk do të jetë më pjesë e Lazios, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Rizesporit dështoi ta tregonte veten tek “Biancocelesti”, ku për një vit e gjysmë arriti t’i shënonte vetëm dy gola.

Atë e pëlqejnë edhe klubet angleze, Leeds United nga Premierliga e Hull City e West Bromwich Albion nga Championshipi.

Në Francë e do Saint Etienne dhe në Rusi, CSKA Moska.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat