Messi përjashtoi nga darka...

Futboll

Messi përjashtoi nga darka...

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:39
Messi përjashtoi nga darka...

Një nga transferimet më të bujshme në merkaton e verës së kaluar edhe pse me kosto zero, ishte kalimi i Lionel Messi te PSG.

Prej problemeve finanaciare të Barcelonës, ylli argjentinas u detyrua t’i jepte lamtumirën klubin ku u formua teksa edhe një reduktim i rrogës nga ana e tij nuk mjaftoi për të qëndruar në Camp Nou.

Sakaq, reduktimin e pagës në atë moment për të ndihmuar në qëndrimin e Messit në Spanjë, e morën përsipër edhe Jordi Alba me Sergio Busquets. Mirëpo, ndryshe nga këta veteranë veproi Gerrard Pique.

Spanjolli në fakt, vendosi ta reduktonte pagën vetëm pasi u largua nga Messi dhe ky gjest nuk i ka pëlqyer aspak “pleshtit”.

Kështu, mes dy shokëve të ngushtë pati një “krisje” e cila në fakt është konkretizuar edhe kur Messi para disa ditëve u rikthye në Barcelona teksa konsumoi edhe një darkë me Albën dhe Busquets.

Dhe, aty mungonte pikërisht Pique i cili nuk kishte marrë një ftesë nga ana e 34-vjeçarit, i cili beson se me një ulje të pagës nga mbrojtësi, mund të kishte më shumë shanse për të mbetur në Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat