Ceferin sulmon Superligën dhe Botërorin

Futboll

Ceferin sulmon Superligën dhe Botërorin

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:00
Ceferin sulmon Superligën dhe Botërorin

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin komentoi sërish mbi Superligën, një nismë që dublonte, ose më mirë të themi eklipsonte Champions League, e ndërmarrë nga disa klube, por më pas të tërhequra, përjashto Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin:

“Institucionet evropiane dhe futbolli evropian, si dhe lëvizja sportive evropiane, janë të bashkuara fort rreth vlerave tona dhe modelit tonë të solidaritetit. Nuk ka vend për interpretim apo negocim.

Është ‘jo’ për Superligat egoiste. ‘jo’ për propozimet ekstravagante të Kupës së Botës çdo dy vite.

Themi ‘po, po, po’ për të punuar së bashku në mbrojtje dhe forcim të modelin tonë që funksionon në interes të futbollit dhe shoqërisë evropiane”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat