Besa - Trepça ’89, ky është rezultati

Futboll

Besa - Trepça ’89, ky është rezultati

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:37
Besa - Trepça ’89, ky është rezultati

Dy skuadrat e Ligës së Parë, Besa dhe Trepça ’89 kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore.

Mysafirët nga Mitrovica shënuan fitore të pastër me rezultat 2-0.

Golat për Minatorët i realizuan Ardian Hasani dhe Armend Gashi.

Kujtojmë se të dy skuadrat e njohura kosovare, edicionin e kaluar ishin pjesë e Superligës.

Në këtë sezon, pejanët rrezikojnë rënien edhe nga Liga e Parë, teksa mitrovicasit janë në rrugën e duhur drejt rikthimit në elitën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat