FIFA reagon për situatën momentale të krijuar në FSHF: Jemi në dispozicionin tuaj të plotë

Futboll

FIFA reagon për situatën momentale të krijuar në FSHF: Jemi në dispozicionin tuaj të plotë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:20
Ilustrim

Pas reagimit të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino në lidhje me rastin e sulmit të shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka, tani ka reaguar edhe FIFA.

Përmes një letre zyrtare, shtëpia e futbollit ndërkombëtarë u shpreh e shqetësuar mbi situatën në të cilën po e kalon FSHF për shkak të përfshirjes së politikës.

FIFA tregoi se FSHF ka përkrahje të plotë, ndërsa aktin vandal para shtëpisë së presidentit Duka e dënoi rëndë.

Ndërkaq, më poshtë e gjeni letrën e plotë të FIFA-s drejtuar FSHF-së.

“Me shumë shqetësim kemi mësuar për situatën mjaft problematike me të cilën po përballet Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në procesin e saj zgjedhor. Në këtë aspekt dhe para së gjithash, u shqetësuam shumë kur morëm vesh për shpërthimin me bombë të ndodhur më 24 janar 2022 në shtëpinë e familjes së Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka. FIFA e dënon këtë akt në mënyrën më të ashpër të mundshme”, shkruante në letrën e FIFA-s.

“Së fundi, dëshirojmë të theksojmë se FIFA pret që FSHF-ja të mbetet në pozicionin për të zhvilluar një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe të rregullt, pa ndikimin e panevojshëm nga palët e treta në përputhje me statutet dhe rregulloret e sapo miratuara të FSHF-së, si dhe kërkesat e FIFA-s. Ju do të keni mbështetjen tonë absolute në përpjekjet tuaja dhe ne jemi në dispozicionin tuaj të plotë nëse FSHF do të kërkojë ndihmë”, shkruante më tej në letrën e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat