Brazili barazon rekordin e vet historik

Futboll

Brazili barazon rekordin e vet historik

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:11
Brazili barazon rekordin e vet historik

Me barazimin kundër Ekuadorit, Brazili arriti në kuotën e 31 ndeshjeve radhazi pa humbje në kualifikueset e Kupës së Botës, duke barazuar rekordin e pamposhtur, të mbajtur gjithashtu nga Seleçao, nga viti 1954 deri më 1993. Disfata e fundit e verdhëjeshilëve daton në vitin 2015, me rezultatin 2-0 në Santiago, ndaj Kilit. Trajneri i asaj kohe për kombëtaren braziliane ishte Dunga.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset në Katar 2022 është zhbllokuar në minutën e 6-të nga Casemiro. Kaosi ka fituar në minutën e 15-të, kur Dominguez, portieri i Ekuadorit, ka bërë një ndërhyrje të frikshme ndaj Cunha-s.

Arbitri nuk ka patur dyshime pasi ka rishikuar aksion në VAR dhe e ka ndëshkuar me të kuq direkt. Pesë minuta më vonë është vendosur barazia numerike në fushë pasi Emerson Royal ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme.

Më pas ka ardhur radha e Alisson, portieri i Brazilit, i cili është ndëshkuar fillimisht me karton të kuq nga arbitri për ndërhyrje të rrezikshme, por i kuqi është kthyer në të verdhë pas ndërhyrjes së VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat