Agjenti italian i bindur: Dybala tek Interi, e di unë pse shkon aty

Futboll

Agjenti italian i bindur: Dybala tek Interi, e di unë pse shkon aty

Më: 29 janar 2022 Në ora: 00:55
Paulo Dybala

Paulo Dybala ende nuk ka rinovuar kontratën me Juventusin. Shanset që të qëndrojë te bardhezinjtë janë të vogla, ndërkohë që ka edhe nga ata që janë të bindur për klubin ku do transferohet.

Agjenti italian, Furio Valcareggi, ka folur së fundmi për fcinter1908.com dhe thekson se do të transferohet në korrik tek Interi kampion në fuqi.

“Dybala do të shkojë te Interi, e konfirmoj. Jam 100% i sigurt. Nuk po flas rastësisht. I di arsyet, por preferoj të mos i zbuloj.

Dybala do të shkojë 100% te Interi”, tha Valcareggi i cili me këtë deklaratë bëri tifozët e Interit të ëndërrojnë më shumë”, shprehet Valcareggi. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat