Rrahmani është shndërruar në lider te Napoli

Futboll

Rrahmani është shndërruar në lider te Napoli

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:19
Rrahmani është shndërruar në lider te Napoli

Amir Rrahmani është shndërruar në lider te Napoli.

Me ardhjen e Luciano Spallettit, ai është tjetër futbollist dhe i paprekshëm në 11-shen e Napolit.

Amiri arriti që ta largojë Kostas Manolasin nga Napoli, dhe ditë pas dite merr lëvdata nga Spalletti për atë që po bën në fushë.

Sido që të jetë, ai beson se nuk vlerësohet sa e meriton, por që do të punojë edhe më shumë që t’ju tregojë të gjithëve se çfarë lojtari është.

Në një intervistë, për gazetën “Roma”, i ka thënë:

“Po të isha italian, të gjithë do të flisnin për mua. Kështu kam menduar gjithmonë. Me sa duket kombi im nuk është shumë i konsideruar në aspektin futbollistik. Kjo do të thotë që duhet të punoj më shumë për të tërhequr vëmendjen e kritikëve”.

Ai foli edhe për partnerin e tij në mbrojtje të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Në mungesë të Koulibaly, Amiri është lider në mbrojtje, ai e pranon se është gati për këtë, edhe pse nuk është e lehtë.

Megjithatë, ai pohon se është gati të marrë trashigimin e Koulibaly.

“Është përgjegjësi e madhe sepse Kalidou është lider. Por nëse kjo ndodh nuk është problem, do të jetë privilegj”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat