Prishtina merr fitore e parë në Turqi

Futboll

Prishtina merr fitore e parë në Turqi

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:20
Prishtina merr fitore e parë në Turqi

Prishtina po e vazhdon fazën përgatitore në Turqi, ku sot shënoi fitore ndaj klubit rus, Alania Vladikavkaz me rezultat 2-0

Prishtina golin e parë e shënoi në minutën e 33-të kur Lorik Boshnjaku me mjeshtëri doli para portës, kaloi portierin dhe shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Prishtina arriti të shënojë edhe një herë.

Sulmuesi Sadam Sulley fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë  Besnik Krasniqi.

Prishtina 10 minutat e fundit i zhvilloi me një lojtarë më pak, pasi që Besnik Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në disa momente ndeshja ishte e tensionuar, ky nuk munguan kacafytjet mes lojtarëve.

Skuadra ruse në 15 minutat e fundit humbi dy penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat