Mancini: Zemra rreh fort kur e kujtoj

Futboll

Mancini: Zemra rreh fort kur e kujtoj

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:27
Mancini: Zemra rreh fort kur e kujtoj

Nëse Manchester City ia ka dalë të ndryshojë historinë dhe të nisë një cikël fitues, e gjitha kjo është paksa edhe një meritë e trajnerit Roberto Mancini.

Në vitin 2012, 57-vjeçari i dhuroi titullin kampion “Qytetarëve”, teksa së fundmi trajneri i kombëtares së Italisë është rikthyer të flasë për aventurën në Premier League. Nga Firence, në një bisedë me ish-lojtarin e tij te City, Micah Richards, Mancini thekson se kur kujton ndeshjen e titullit kundër QPR, ende i rreh zemra fort.

“A e kujtoj ndeshjen kundër QPR? Gjithë kohën, ende i kam të njëjtat rrahje zemre.

Ka qenë një nga fitoret më të bukura dhe dikush më ka treguar edhe njëherë golat. Gjatë kohës që shihja videon u preka shumë emocionalisht, ai gol i Agueros identifikonte të gjithë qytetin. Dy minuta para se të mbyllej ndeshja mendoja me veten se nuk mund ta humbisnim sfidën.

Në atë ndeshje në fushë aktivizova pesë sulmues ndërsa ata luanin me një lojtar më pak, ne kishim shumë mundësi shënimi por ishim duke humbur 1-2. Manchesteri më mësoi shumë dhe më hapi horizontin drejt shumë gjërave të reja.

Mendoj se është shumë e rëndësishme për një trajner të vijë në Angli, Manchester City është pjesë e zemrës sime. Edhe fansat më mbeshtesin shumë, jam shumë krenar që ndryshova City-n sepse në krahun tjetër ishte United me Ferguson dhe nuk ishte e lehtë t’i mposhtje. Kur fiton, atëherë garanton një vend në historinë e atij klubi”, u shpreh Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat