Fiorentina nuk humb kohë

Futboll

Fiorentina nuk humb kohë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:50
Fiorentina nuk humb kohë

Pasi humbi Vlahoviq Fiorentina ridizenjon sulmin. Pas ardhjeve të Ikoné dhe Piatek në fillim të merkatos dimërore, tashmë konfirmohet edhe goditja finale.

Klubi vjollcë ka zyrtarizuar blerjen e Arthur Cabral, sulmuesi i lindur në vitin 1998, i ardhur nga Basel, me të cilin këtë sezon ka shënuar tashmë 27 gola në 31 ndeshje, mes kampionatit dhe “Conference League”.

Ky zyrtarizim u bë me një referencë domethënëse, “shpatën në gurë”, padyshim duke iu referuar “Mbretit” Arthur.

Cabral është gjithashtu pjesë e kombëtares braziliane. Në vitin e tretë në Zvicër bëri emër, tani me vjollcët shpreson të gjejë dimensionin e tij në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat