Kastrati nuk ka vend te Legia

Futboll

Kastrati nuk ka vend te Legia

Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:19
Kastrati nuk ka vend te Legia

Anësori i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati nuk ka arritur të bind në Superligën e Polonisë, me skuadrën e Legia Warsaw.

Sulmuesi nuk ka vend në skuadrën e Aleksandar Vukovic, bëjnë të ditur mediat polake.

Lirimi pati një start të mirë në skuadrën e Legia, kur kujtojmë golin ndaj Spartak Moska në Europa League, por pastaj erdhi një dështim total.

Me kohën që kalonte, doli në pah se ai është shumë i limituar taktikisht, shkruajnë mediat polake. Një tjetër të metë që i atribuojnë mediat polake Lirimit është se ai ka vështirësi të kuptojë dhe të bartë detyrat taktike.

Do të jetë e vështirë për skuadrën që të heqin dorë nga ai, sepse lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe për kartonin e tij ishin paguar 1.5 milion euro. Vështirë se një skuadër paguan çmim të përafërt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat