Në elitën e Rumanisë ndodh skandali i vërtetë!

Futboll

Në elitën e Rumanisë ndodh skandali i vërtetë!

Më: 29 janar 2022 Në ora: 12:32
Në elitën e Rumanisë ndodh skandali i vërtetë!

Në elitën e futbollit të Rumanisë ka ndodhur skandali i vërtetë në ndeshjen mes Sepsi dhe Craiova-s.

Ndeshja do të zhbllokohej që në minutën e parë me vendasit që kaluan në avantazh, por kundërshtarët reaguan pas 6 minutash.

Koljic dërgon topin në rrjetë me dorë dhe nis të festojë. Arbitri që ishte mirë i pozicionuar dhe kishte gjithë pamjet e qartë për të parë dorën që dërgon topin në rrjetë, sinjalizon realizimin e Craiova-s.

I gjithë ekipi i Sepsi është në protestë, ndërsa vetë Koljic gëzon më shumë se kurrë pasi në fakt përsëriti një prej golave më të famshëm të Diego Armando Maradonës dhe kjo shkon përtej një goli të realizuar në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat