Një tjetër ekip i Superiores bën thirrje: Politikë, nuk ke vend në futboll!

Futboll

Një tjetër ekip i Superiores bën thirrje: Politikë, nuk ke vend në futboll!

Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:23
Një tjetër ekip i Superiores bën thirrje: Politikë, nuk ke vend në futboll!

Një tjetër ekip i Superiores ka bërë thirrje të fortë pas Teutës. Këtë herë është Kastrioti që i kërkon politikës të largohet nga futbolli pasi nuk gjen vend në këtë sport.

“KS Kastrioti solidarizohet me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku një shpërthim me tritol pranë shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tronditi jo vetëm atë dhe familjen e tij, por mbarë komunitetin e futbollit shqiptar. Klubi ynë dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë dhe fton organet kompetente të zbardhin këtë ngjarje të shëmtuar.

Shohim ditët e fundit një ndërhyrje flagrante të politikës në futboll.

E ftojmë të qëndrojë larg sportit tonë dhe të distancohet nga çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, ku komuniteti i futbollit do të vendosë vetë për drejtuesin e FSHF-së për 4 vitet e ardhshme.

Politika nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë vend në futboll”, shkruan klubi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat