Donadoni: Derbi ka shumë rëndësi, jo vetëm për renditjen

Futboll

Donadoni: Derbi ka shumë rëndësi, jo vetëm për renditjen

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:04
Donadoni: Derbi ka shumë rëndësi, jo vetëm për renditjen

I intervistuar për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Roberto Donadoni foli edhe për derbin mes Milanit dhe Interit, që do të luhet në “stacionin” e radhës të kampionatit italian:

“Ky ballafaqim vlen shumë dhe jo vetëm për renditjen. Fitorja me skuadrën më të fortë në kampionat do të shtonte vetëvlerësimin. Në të kundërt, humbja do t’i detyronte kuqezinjtë të shikonin përpara me jo pak ankth.

A do të arrijë Milani në ‘top 4’ në fund të kampionatit? Mendoj se do të jetë një luftë e ngjeshur me Napolin, Atalantën dhe Juventusin deri në ditën e fundit, por jam optimist. Milani do të kthehet sërish në Champions League”.

Ish-i kuqezi foli për tregun e transferimeve të Milanit dhe mosardhjen e zëvendësuesit të Kjaer në mbrojtje:

“Një goditje e rëndë, por merkatoja nuk ka mbaruar dhe për mua hapet një mundësi. Minuta e fundit është aty. Jam i sigurt se klubi është ende duke punuar për këtë. Milani deri më tani e ka kompensuar mirë me Romagnoli, Gabbia dhe Kalulu”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat